SHBA: Nuk do të ketë Republika Sërpska në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër kompetencave ekzekutive për asociacionin e komunave serbe në Kosovë, shkruajnë mediat serbe.

SHBA-ja nuk kundërshton asociacionin e komunuave, por nuk do zgjidhje të ngjashme me atë të Republika Sërpskës në Bosnjë, citon Tanjugu një zyrtar të lartë të administratës në Uashington.
Beogradi zyrtar kërkon formimin e një asociacioni, i cili do të kishte kontroll mbi gjykatat, policinë dhe arsimin, por Prishtina zyrtare kundërshton kompetencat legjislative dhe ekzekutive për të.

Për një organ të tillë është duke u biseduar në Bruksel, në kuadër të bisedimeve midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Ndërmjetësuesja e këtyre bisedimeve, kryediplomatja evropiane, Ketrin Eshton, do të vizitojë Prishtinën më 14 mars, ndërsa krerët më të lartë të shtetit serb do të qëndrojnë në Bruksel të hënën.

Eshton do të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit e Serbisë dhe të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button