Muzeu i Livadhisë me artefakte 5 mijë vjeçare!

Pas një pune rrethë 15 vjeçare, në 19 prill të vitit 2002, në fshatin Livadhi hapet Muzeu “Etnokultura e Fushëgropës së Ohrit” në fshatin Livadhi të Strugës. Nismëtar i kësaj inicjative ishte Prof. Dr. Nebi Dervishi, sëbashku me rininë dhe banorët e fshatit.

Edhe pse shumica e banorëve të Livadhisë, në të kaluarën janë marrë me bujqësi, me hapjen e shkollave të para shqipe, pas vitit 1941, fshati Livadhi shndërrohet në çerdhe të dijes, kulturës dhe arsimit, në këto treva.

Gjatë periudhës 11 vjeçare të funksionimit, muzeu është vizituar nga një numër i madhnjerëzish, të cilët inpresionet e tyre i kanë shprehur në fletoret e përshtypjeve. Gjithashtu, muzeun e kanë vizituar edhe një numër i madhë personalitetesh dhe përfaqësuesish të korit diplomatik të akredituar në Shkup, ndër to edhe ish ambasadori amerikan Lorenc Batler.

Muzeu “Etnokultura e Fushëgropës së Ohrit” përfshin mbi 5 300 artefakte nga trashëgimia kulturo-historike e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Objektet më të lashta datojnë që nga koha e neolitit të vonë, rreth 5 000 vite të vjetra (çekiç dhe daltë stralli) dhe janë gjetur në vitet 70 të shekullit të kaluar në rrjedhën e lumit Drini i Zi.

Aktualisht koleksioni është i vendosur në një objekt privat, i cili len shumë për të dëshiruar, pasi kushtet e vështira dhe faktrët e ndryshëm natyror bëjnë që koleksioni dita ditës të humbshkëlqimin e tij. 

Në mënyrë të veçantë janë të rrezikuara veshjet popullore, të cilat kanë nevojë imediate për preparate kundër insekteve dhe për ndërhyrje të tjera. 

Muzeu është i ndarë në disa sektorë:
1.Sektori i arkeologjisë.
2.Sektori i filaterisë.
3.Sektori i nomizmatikës. 
4.Sektori i orendive shtëpiake.
5.Sektori i armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta.
6.Sektori i veshjeve popullore.
7.Sektori i instrumenteve popullore dhe 
8.Sektori i veglave të punës. 

Fatkeqësishtë dora e shtetit dhe institucioneve të tjera përkatëse nuk është ndjerë thuajse fare mbi këtë pasuri me vlera të rralla të krijuar ndër shekuj nga banorët autokton (vendas) shqiptarë, thonë nga ky muze.

Kohëve të fundit, nga një grup intelektualësh dhe dashamirës të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, është krijuar një shoqatë etnokulturore me emrin “Via Kandavia” – Strugë, e cila si qëllim parësor ka gjetjen e një objekti adekuat për sistemimin e këtij thesari, si dhe ekspozimin e sajë për publikun më të gjerë, mundësishtë në qytetin e Strugës.

Në vijim do të prezentojmë disa nga artefaktet e këtij Muzeu: 

 
Unaza mesjetare shqiptare 

 
Jatagan të periudhës osmane
   
Gjetje arkeologjike

     
Monedhë e perandorit Neron 


Unaza e Qazim bej Vlorës (djalit të Ismail Qemalit)

 
Disa nga veshjet e shumta popullore të këtij Muzeu    

Më shum me vlerat e këtij Muzeu mund të njihëni nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Facebook.

   

Lajme të ngjashme

Back to top button