Paguhen 215,8 milionë denarë subvencione për prodhuesit e qumështit

Ministria e Financave ua pagoi subvencionet 7.808 blegtorëve për prodhimin dhe shitjen e qumështit të lopës, dhive dhe të deleve në shumë prej 215,8 milionë denarëve. Deri më datën 4 mars ishin paguar 31,5 milionë denarë, ndërsa sot janë paguar edhe 184,3 milionë denarët e mbetura.

Siç kumtoi Ministria e Financave, çmimi i përkrahjes është 3,5 denarë për një litër qumësht të prodhuar dhe të shitur, duke përfshirë edhe përkrahjen shtesë prej 15 për qind për zonat me kushte të vështira për prodhim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button