Joshjet e femrave, të cilat meshkujt nuk i durojnë

Edhe pse meshkujt i pëlqejnë femrat që marrin guximin ta bëjnë hapin e parë, kjo nuk d.m.th se ata preferojnë çdo joshje të tyre.

Sikur femrat, po ashtu edhe meshkujt, janë tekanjozë kur bëhet fjalë për joshjen, për të mos thënë flirtin, prandaj femrat nuk duhet t’i bëjnë këto gjëra:

Vardisja e dëshpëruar
Nëse mashkulli nuk reagon, femra nuk duhet të insistojë. Ajo assesi nuk duhet që të rrijë aty, me shpresë se ai do ta ndërrojë mendjen pas disa pijeve. Meshkujt dallojnë shumë mirë femrat e dëshpëruara, prandaj një sjellje e tillë nuk preferohet assesi.

Sjellja vulgare
Femrat seksi mund të jenë joshëse edhe nëse kanë sjellje të mirë, por shumë prej tyre menjëherë fillojnë me fjalë vulgare, për t’u treguar më moderne. Edhe pse në filma sjelljet e tilla mund të preferohen, në jetën praktike ato nuk bëjnë punë.

Dhuna
Ndoshta tingëllon çuditshëm, por shumica e meshkujve nuk duan që të detyrohen të bëjnë ndonjë gjë me dhunë. Ndoshta më pas, kur të njihen më mirë me vajzën “pak dhunë” mund të jetë e mirëseardhur, por jo edhe në kontaktin e parë.

Joshja ‘alkoolike’
Meshkujt e dehur shumë rrallë mund të jenë simpatikë, e femrat e dehura edhe më pak. Ekziston një dallim i madh midis vajzës që ka pirë pak dhe asaj që mezi qëndron në këmbë. Sido që të jetë, alkooli është drogë, për ata që nuk e kanë ditur.

Lajme të ngjashme

Back to top button