Taket e larta nuk do të jenë në modë këtë pranverë

Shumica mendojnë se taket e larta nuk dalin nga moda, por sot jemi dëshmitarë se popullariteti i tyre po bie.

Për herë të parë në javën e modës në Londër në sfilatat u paraqitën këpucët me taka të ultë, apo këpucët e sheshta. Dizajneri i njohur botëror Roberto Cavali shpjegoi se tipi i këpucëve “balerinë” do të jenë një hit i vërtetë posaçërisht gjatë periudhës që vejnë.

Stilistët e shpjegojnë këtë me ritmin dinamik të jetës dhe dëshirën e femrës për tu ndjerë rehat dhe komforte në këpucët e saja. Kuptohet në situatat ku këpucët me taka janë të nevojshme, ato sërish do të hynë në funksion.

Bilës edhe adhuruesja më e madhe e takave të larta Victoria Beckham së fundmi është parë më këpucë të sheshta rrugëve të Nju Jorkut.

Lajme të ngjashme

Back to top button