Fitorja e kandidatit maqedonas, mision i pamundur!

Nga: Femi Arifi

Në zgjedhjet e shkuara vendore, kandidatët e subjekteve politike shqiptare morën 1280 vota më shumë se Canoski i PAE dhe Koteski I VMRO- DPMNE. Kjo, me gjasë,  e bën të pamundur misionin e subjektit maqedonas për të fituar në Strugë, sidomos kur të kihet parasysh se pjesa dërmues e e votave të Canoskit në këto, ygjedhje pritet të shkojnë në “konton” e subjeve politike shqiptare.

Kohëve të fundit në opinionin strugan dhe më gjërë po debatohet me të madhe, për gjasat që pas zgjedhjeve vendore të marsit shqiptarët të humbin mundësinë  për drejtimin e Komunës së Strugës edhe në katër vitet e ardhshme. Në këtë kontekst ka qenë edhe deklarata e paradokohshme e ish ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milloshoski, se maqedonasit në Strugë duhet të bashkohen, që siç ka thënë ai, “ të ngrihet lart flamuri maqedonas, ashtu siç ka ndodhur në Misleshovë”. Kjo deklaratë, si duket, është materializuar, sepse  subjektet maqedonase edhe përkundër rivalitetit të madh, madje edhe armiqësive, kanë paralajmëruar se do të bashkëpunojnë njëra me tjetrën (VMRO-DPMNE dhe LSDM) në ato komuna ku kandidatët maqedonas rrezikohen të mos zgjidhen për shkak të numrit më të madh të zgjedhësve shqiptarë.

Megjithatë edhe përkundër këtyre deklarimeve synimet e kampit politik maqedonas për ta fituar Strugën janë minimale ose thuajse të pamundura, sepse tanimë situata në këtë drejtim është edhe më e qartë se në zgjedhjet vendore të para katër viteve, kur në garën zgjedhore ishin futur tre kandidatë shqiptarë, të tri subjekteve politike shqiptare, Ramiz Merko. Nga BDI, Mendi Qyra nga PDSH dhe Xhevdet Nasufi nga DR, si dhe Fiat Canoski nga PAE, të cilët janë përballur me një kandidat të vetëm të subjekteve politike maqedonase të përfaqësuar nga kandidati i VMRO DPMNE, Sllavko  Koteski. 

Në këtë drejtim nëse analizohen rezultatet e zgjedhjeve vendore të para katër viteve, del që tri kandidatët e bllokut politik shqiptar arritën së bashku të tubojnë 15625 vota, ndërsa kandidati i VMRO – DPMNE vetëm  7014 vota. Situata në drejtim të realizimit të pretendimeve të bllokut të partive politike maqedonase për ta marrë mandatin për drejtimin e Strugës në katër vitet e ardhshme bëhet edhe  më i pamundur kur të kihet parasysh që në këtë zgjedhje kandidatët nga subjektet politike shqiptare  mund të llogarisin edhe numrin e konsiderueshëm të votive të cilat para katër viteve I mori Fiat Canoski nga radhët e PAE, 7331, sosh, i cili në këto ygjedhje është në  koalicion me BDI.

Kështu rezultatet e zgjedhjeve vendore të  para katër viteve, kur kandidati i BDI-së Ramiz Merko fitoi me 9150, vota, kur Fiat Canoski tuboi 7331 vota, Sllavko KoteskiiI VMRO 7014, Mendi Qyra I PDSH-së 5147 dhe Xhevdet Nasufi I DR-së 1328, e bën të pamundur misionin e maqedonasve për “të ngritur lart flamurin maqedonas në Strugë” Kjo edhe për faktin se  edhe me votaty e PAE të Canoskit në zgjedhjet e para katër viteve votat “shqiptare” ishin për 1280 më tepër se votate  kandidatëve të tjerë, pra Canoskit dhe Koteskit. Dhe, kur atyre votave tu shtohen edhe 7331 “të Canoskit” ,situate në këtë drejtim kristalizohet edhe më tepër. 

Nga ana tjetër situata përsa i përket gjithashtu nuk ndryshon shumë.  Në përbërjen e shkuar të Këshillit të Komunës së Strugës subjekti politik shqiptar së bashku kishte një këshilltar më tepër se subjektet tjera. Kjo sepse përbërja  e Këshillit 27 anëtarësh ishte si vijon: BDI kishte  8ë  VMRO-DPMNE kishte 6,  PDSH 4, LSDM 3, PAE 3 dhe DR 2 dhe PL 1.

Lajme të ngjashme

Back to top button