BERZH-i parasheh rritje të ekonomisë së Maqedonisë prej 1,8 përqind

Prognoza më e re e Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit është 1,8 përqind.

Sipas raportit më të ri, BERZH-i parasheh rritje të PBB-së për vitin 2013 në Kroaci dhe në Mal të Zi për 0,8 përqind, në Bullgari për 1,9 përqind, në Shqipëri 2 përqind, në Serbi 2,1, dhe në Kosovë 3 përqind. Prognoza për tërë rajonin është se do të ketë rritje ekonomike prej 1,5 përqind, ndërsa zhvillimi i ekonomisë evropiane do të jetë 1,2 përqind.

Në raport thuhet se Maqedonia në vitin 2012 ishte nën ndikim të konsiderueshëm të krizës së eurozonës që rezultoi me zvogëlim të kërkesësë për eksport dhe çoi në rënie të investimeve dhe dërgesave nga jashtë. Poashtu theksohet se ka mundësi për përparim ose rritje të moderuar në vitin 2013.

Për ekonominë në rajonin e Evropës Juglindore thuhet se mbetet nën ndikim të konsiderueshëm të zhvillimeve në eurozonë, që është edhe tregu kryesor për eksportin e tyre.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button