Si të dashuroni përsëri

Përderisa zemra juaj është thyer është shumë e vështirë që të dashuroni përsëri. Disa persona kurrë nuk vazhdojnë jetën edhe pasi të  kenë dashuruar një herë, dhe kjo është jo e mirë, pasi që të dashurosh përsëri është e mundshme. Ju mund të mësoni përsëri të dashuroni dikë tjetër, edhe nëse jeni të në depresion pas një lidhje që nuk funksionoj apo nëse keni humbur të dashurin/en.  Ja disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë që të dashuroni përsëri:

Para se të jeni  i/e gatshme të dashuroni përsëri, ju duhet ta shëroni vetën tuaj nga dhimbjet e dashurisë së më hershme. Qoftë nëse e keni humbur dashurin tuaj nga një lidhje e dështuar apo nga vdekja e personit të dashur,dashuria e juaj e humbur ka lënë plagë të mëdha emocionale.

Njih nevojën për të dashuruar përsëri. Të dashurosh dhe të duash të tjerët është njëra nga nevojat më themelore të njerëzimit. Pa dashuri, jeta është e pa kuptimtë. Është e kuptueshme qe ju duhet kohë që të shëroheni nga dashuria juaj e humbur, por nëse vendoseni që ta mbylleni zemrën për një dashuri të re kjo do ua bëjë jetën tuaj të duket bosh.

Vendos që të dashurosh përsëri ia vlen që të “rrezikosh”. Përderisa jeni ende ne fazën e shërimit nga ish dashuria juaj, zemra juaj mund të ndjejë thyeshmëri që të “rrezikoni” së dashuruari përsëri. Gjithsesi, posa të jeni shëruar dhe jeni me të shëndetshëm emocional, ju do të ecni para dhe do të jeni të gatshëm që ta hapni zemrën tuaj përsëri.

Duaje vetën tënde. Sa më shumë që e doni veten tuaj, ju do keni mundësi me të mira që ta tërhiqni një person i cili është emocionalisht i shendosh. Nëse shkoni dhe kërkoni dikë që t’ua plotësoj vrimën në zemrën tënde, atëherë ju do të gjeni dikë i cili do ta përfitoj nga kjo për një kohë jo shumë të gjatë dhe përsëri do të jeni zemër thyer. Por gjithsesi, nëse jeni nga ata persona që jepni dashuri të madhe me siguri do të gjeni një person si vetja juaj.

Mendo se çfarë do të dëshironit nga dashuria juaj e re, vendos disa standarde ose rregulla se çfarë jeni duke kërkuar që të keni nga lidhja juaj e re. Lejo dashurin që të vije tek ti, mos kërko që ta gjeni të “duhurin/en” në vende ku nuk janë të përshtatshme për ju. Por përfshihu në aktivitete të ndryshme të cilat ju bëjnë të ndjeheni juve mire dhe këto aktivitet dhe dalje në ato vend do ju sjellin persona të njëjtë si ju.  Bëjë hapa të ngadalshëm drejt lidhjes suaj të re, dhe asnjëherë mos provo që ta zëvendësosh lidhjen tuaj të kaluar me atë të tanishmen, por lejo që lidhja juaj e re që të rritet dhe të lulëzoj në mënyrën e vetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button