Nëse ai do akoma ish-in, si të silleni ju?

E keni njohur dhe tashmë është i juaji, por ai do akoma ish të dashurën e tij. 

Këtë e keni kuptuar nga një varg sjelljesh të tij dhe kjo u lëndon.

Si duhet sjellë në situatë të tillë, nëse ai është i përfshirë emocionalisht me ish të dashurën e tij?

Kujtoni këtu se është e vështirë të harrosh një dashuri, sidomos nëse ka qenë një lidhje e fortë mes tyre.

Por në të njëjtën kohë harresa është e mundur, nëse edhe ai dëshiron ta bëjë.

Mundohuni thjesht të tregoheni e kuptueshme dhe tregoji se është me fat që iu ka njohur juve, si një njeri që mund të rikthejë besimin në dashuri.

Në fund të fundit tregojeni afeksionin tuaj dhe dalëngadalë kujtimi për ish të dashurën e tij do jetë pjesë e së shkuarës, dhe ai do përkushtohet ndaj jush.

Të qenit e kuptueshme është mirë, por nxirrni në pah se nuk i qëndroni sistemit të vjetër që gozhda nxjerr gozhdën.

Mund ta dëgjoni teksa flet për ish-in e tij që ndoshta e ka lënë në mënyrë të keqe dhe e ka bërë të vuajë, mund të jeni një mike e mirë për të, mund ta ndihmoni të harrojë, por vetëm nëse nga ana e tij ekziston vullneti i qartë.

Por nëse ai është i mendimit se vetmia është situatë e padurueshme, atëherë kërkoni respektin e merituar dhe flisni me njeri tjetrin për të kuptuar nëse iu shikon me syrin si një dashuri e re./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button