Pandeli Majko: Serbia i rivrau ata që u vranë nga regjimi i Millosheviçit

Ka ardhur edhe reagimi i parë nga faktori shqiptar për heqjen e lapidarit të UCPMB-së, ish-kryeministri Pandeli Majko ka shprehur indinjatën e tij ndaj Serbisë në rrjetin social Facebook duke e akuzuar atë se po u sjell në mendje shqiptarëve epokën e Millosheviçit, më poshtë reagimi i plotë i Majkos.

Serbia ka hequr me xhandarë, sot në ora 7 të mëngjesit përmendoren e dëshmorëve të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, nga qëndra e Preshevës.

Ky akt kërkon ti rivrasë ata që u vranë nga regjimi i Miloshevicit. Vërteton se në Beograd qeverisin po ata që zhytën ballkanin në gjakëderdhjen e ndarjes së ish-Jugosllavisë. Hoqën një “copë gur” por ringritën historinë që shkruajtën ata djem që dhanë jetën për popullin e tyre. Kush mund të vendosë një tufë me lule tek vendi i lapidarit të hequr do ti isha mirënjohës.

Lavdi dëshmorëve të kombit! Ata ishin edhe dëshmorët e mij! shkruan Majko. /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button