(Video) Sulmuesi tentoi të gjuaj me pistoletë në kokën e liderit turk në Bullgari

Një i panjohur u ngjit në skenë duke tentuar të vrasë liderin e turqve të Bullgarisë Ahmet Dogan në një konferencë të partisë së tij në Sofje.

Sulmuesi me pistoletë në dorë erdhi nga publiku në momentin e fjalimit të Ahmet Dogan duke e drejtuar atë në kokën liderit turk por ai nuk arriti të gjuaj falë reagimit të Dogan i cili ja hoqi atë nga dora dhe më pas sigurimi i të njejtit u vërsul mbi atentatorin.

Mediat bullgare raportojnë se atentatori ka poseduar akreditim për pjesmarrje në konferencë por nuk dihet nëse ka qëm delegat i partisë.

Partia e turqve të Bullgarisë është partia e tretë me ndikim në vendin fqinj.

Lajme të ngjashme

Back to top button