Kush jam unë?

Shum njerëz e kanë bërë këtë pyetje me shpresën se do të marrin përgjigjen e duhur, por kjo pyetje është e gjerë sa për të thënë se kam gjetë përgjigjen adekuate.

Është këndi i vështrimit ai që aludon në llojllojshmërinë e përgjigjeve lidhur me atë se çka jemi ne apo pse jemi ne.
Unë jam një krijesë. Si një krijesë që është e paisur me mendje e intelekt, notoj në një gjithësi të përsosur duke marrë oksigjen e duke lënë pas vetes pothuajse mbeturina.

Jam unë ajo qenia e dalluar përkundër gjallesa të tjera që janë në shërbimin tim. E krijuar nga materia dhe shpirti, jam një komponim në një kohë edhe në një vend të caktuar. Nëse trupi im do të ishte pa shpirt nuk do të kisha vlerë, po edhe shpirtrat pa trupa ekzistojnë përtej botës tonë prandaj, edhe unë kam vlerë përderisa jam gjallë dhe përderisa mendja ime është e zgjuar, e cila, bashkë me pompën zemër e mban gjallë dhe e shtyen në funksion organizmin tim.

Përderisa mendoj se kush jam unë, i kujtoj vetes se unë paskam mundësi të mendoj- në kokën time u zhvilluaka një proces kaq i rëndësishëm psiqik, posedoj vetëdije- aftësine e të përceptuarit të gjërave përreth, unë mund të flas e të shkruaj – ndër gjëra që më dallojnë nga kafshë, kam ndjenja, shqisa, shprehi e aftësi të cilat ma mundësojnë ta kuptoj edhe më mir se çfarë jam, ku shkel e ku prek, si dhe të dallojë të bardhën nga e zeza!

Truri im si bazë organike e jetës psiqike është qendër e rëndësishme, është ky tru që arrinë të ndërtoj makina që dikur dukeshin kushedi se sa të paparashikueshme e që sot janë shum normale, poashtu, është i njejti tru që mundet të jetë edhe i zbrazët sa për të mos kuptuar e as për të mos njohur veten e tij, ka mundësi që ta drejtoj këtë qenie të shkojë deri në ato permasa sa  të shkatërroj dhe degradoj jetët e njerëzve dhe planetin e bukur !

E gjithë kjo si pasojë e mosnjohjes së vetvetes, e përfundimeve të gabuara si dhe të mos kuptimit të misionit të vet, të kesaj qenie e cila ndodh të merr si viktima edhe shumë të tjera…
Unë jam një qenie e prirur për të shprehur mirësi, jetoj për ta njohur sa më shumë kuptimin e fjalës punë, nuk ngopem kurrë me atë që kam, egoja është ajo që më shtyen drejt rreziqeve e dëshira të paarritshme por  falë mekanizmave mbojtës unë prap mbietoj!  Kam një natyrë të tillë penduese, pasi asnjë i llojit tim nuk është i përsosur, ne falim njëri-tjetrin sepse gabimi është korrektuesi jonë.

Unë jam njeriu, një krijesë shum e vogël përkundrejt kësaj gjithësie gjigante dhe ndonjëherë çfarë bëj? Shfaq kokëfortësi, shpesh herë shkaktoj dëme të stërmëdha të cilat i vuajnë po brezat e mi, luftoj për të qenë i pari në çdo aspekt, uzurpues tokash, marrës i asaj që s’më takon dhe e gjithë kjo sepse unë jam rob i egos!

Ky jam unë ,njeriu, një qenie që ia vlen për tu studiuar sepse në natyrën time të pastër jam shum i mirë, kam gjithë këto aftësi që me dallojnë dhe më bëjnë homosapiens, por poqëse i jap vetes atribute aq të larta..mund të mbetem edhe më poshtë se kafshët.

Dituria, njohuritë, edukata, shkencat e besimi janë ato që më ngrisin në shkallë të larta, sepse kështu jam unë njeriu, çdo gjë duhet ta arrij me punë të pastër, të ngrej civilizime të reja e të shemb teoritë e gabuara me shum qetësi e drejtësi, pa hedhur pluhur.

Njohja ime me vetveten vazhdon, pasi çdo ditë e më tepër unë mësoj nga vetja, jap nga vetja dhe grumbulloj në veten time, mësoj nga kjo jetë dhe frymëmarrjet e mia i vlerësoj si një mundësi të çmuar gjë e cila nuk më jepet dy herë, prandaj edhe vazhdoj rrugën e njohjes me veten derisa një ditë të më skadoj afati edhe mu por jo edhe veprave të mia ( të mira ose negative) që dokumentojnë prezencën time të dikurshme në këtë botë. Atë ditë do ta njohim veten më së miri.

Nga Majlinda Hyseni
Preshevë

Lajme të ngjashme

Back to top button