Cila palë duhej ta bllokojë votimin e buxhetit për 2013-ën ???

Ishim dëshmitarë për mënyrën e votimit të buxhetit të Maqedonisë për vitin 2013. Me plotë të drejtë duhet të pyetemi cila palë duhej ta bllokonte sjelljen e buxhetit – Partitë Shqiptare apo LSDM-ja ?

Buxheti definohet si: Plani financiar vjetor i një shteti apo parashikim i të hyrave dhe shpenzimeve për atë vit. Buxheti i Maqedonisë (ky i këtij viti, për te cilën kishte dhe ka shume probleme) është i llogaritur në:

~ 2.45 miliardë EUR janë parashikimet e të hyrave

Me të hyra, nënkuptohen të gjitha tatimet (tatimi personal, tatimi i fitimit, TVSH-ja), akcizat dhe doganat që i mbledh shteti dhe

~ 2.7 miliardë EUR shpenzime

Me shpenzime nënkuptohen:

–         Rrogat e nëpunësve shtetëror, këtu hyjnë rrogat e administratoreve te aparatit shtetëror edhe zyrtareve te larte, shpenzimet për ambasada, edhe rrogat e mësuesve, mjekeve…
–         Investime kapitale (ndërtimet e rrugëve, autostradave, shkollave, sallave te edukatës fizike, Shkupi 2014…)
–         Subvencionet… 
–         Reklamat e qeverisë, ministrive, për të arriturat e tyre…

Prej kësaj shihet që shumën, që është dallimi në mes të hyrave të planifikuara dhe harxhimeve, qeveria do ta mbuloje me anë të kredive të huaja.

Është krijuar një përshtypje që ne, shqiptarët nuk i paguajmë obligimet tatimore. Me poshtë po ju sqaroj se kjo përshtypje është e gabuar dhe qëllimkeqe. 

Qytetarët e Maqedonisë (me këtë edhe shqiptarët) në asnjë mënyrë mund tu ikin detyrimeve tatimore, posaçërisht TVSH-së; nëse po, atëherë ky është një numër shumë i vogël.

Qytetari i thjeshtë e paguan TVSH-në gjatë ç’do transaksioni apo pagese qoftë për shërbime apo për blerje të të mirave materiale – produkteve.

Qytetari paguan TVSH kur përdor shërbime:

–         Në ç’do faturë të rrymës TVSH-ja është e kalkuluar
–         Në ç’do faturë të Ujit, Kanalizimeve dhe mbledhjes e Mbeturinave TVSH-ja është e kalkuluar
–         Në ç’do faturë të Telekomit apo te operatorëve tjerë të shërbimeve telefonike fikse,  TVSH-ja është e kalkuluar
–         Në ç’do faturë për telefonat celular apo blerje direkte të kredive/impulseve për celularet pri-paid, TVSH-ja është e kalkuluar
–         Në ç’do faturë të operatorëve kablovike të televizioneve, TVSH-ja është e kalkuluar
–         Në ç’do faturë të operatorëve për Internet, TVSH-ja është e kalkuluar
–         Në ç’do faturë të riparimeve të makinave apo mjeteve, TVSH-ja është e kalkuluar
–         Në ç’do faturë të shërbimeve të transportit si: Taxi apo Autobusë, Tren dhe Avio fluturime, TVSH-ja është e kalkuluar
–         Në ç’do faturë të Mjekimeve … dhe kështu me radhë

E njëjta është edhe kur blejmë produkte – të mira materiale:

–         Në ç’do faturë të Ramstoore, Tinex, Kam-Market apo Vero, TVSH-ja është e kalkuluar
–         Në ç’do faturë të restoranteve apo kafeterive, TVSH-ja është e kalkuluar
–         Në ç’do faturë të blerjeve te makinave për amvisni, TVSH-ja është e kalkuluar
–         Në ç’do faturë të blerjeve te Automjeteve, TVSH-ja është e kalkuluar
–         Në ç’do faturë të blerjeve te lëndëve djegëse si Benzina apo Nafta, edhe Akciza edhe TVSH-ja është e kalkuluar… etj.       

Qeveria thotë: ata që kanë biznese të pa-paraqitura nuk paguajnë tatime. Kjo pjesërisht është e vërtetë, por edhe ata paguajnë tatime.

Në tanë territorin e Maqedonisë ka edhe ekonomi të zezë (ata që nuk janë të paraqitur dhe që nuk i paguajnë kontributet ndaj shtetit), ky numër është shumë i vogël, mirëpo edhe këta, TVSH-në e kanë të paguar gjatë blerjes iniciale të produkteve.

Shembull: Nëse ndonjëri ka dyqan që nuk e ka të paraqitur në institucionet relevante apo ai që shet në treg të gjelbër, shet prodhime për të cilat duhet ç’do blerësi ti jep llogari fiskale (ku shihet sa është TVSH-ja) dhe ai nuk e jep sepse nuk ka-nuk është i paraqitur; ai TVSH-në e ka paguar në fillim, atëherë kur i ka blejtë me shumicë këto prodhime. Ikja e vetme e tij ndaj detyrimeve ligjore për tatim është mos pagesa e kontributeve personale të tija dhe dallimin e TVSH-së.

P.SH.: Një produkt, që me çmim për shumicë është blerë për 118 denarë. Prej kësaj shume 18 denarë (18% është TVSH-ja) direkt kanë shkuar në buxhetin e Maqedonisë. Te njëjtën (për shembull) e shet për 130 denarë. Mos pagesa e tij e tatimit në këtë rast është obligimi i tij për dallimin e çmimit të shitjes d.m.th. 130-118=12 denarë prej se cilës – prej 12 denarëve shumën e ~ 2 denarëve si TVSH ai nuk e paguan.   

Ti kthehemi gjendjes së popullatës tonë; nëse marrim që përqindja e popullatës shqiptare në Maqedoni është ~ 25% (sipas te dhënave zyrtare); logjikisht këta 25% të qytetarëve blejnë dhe paguajnë shërbime, dhe prej shumës së cilës 18% i sajë shkon në buxhetin e Maqedonisë.

Ne vitin 2011, të hyrat prej remitencave (parave të dërguara nga jashtë)  në Maqedoni ishin afër 1 miliardë EUR, prej të cilave 80% në mos edhe me shumë janë të hollat e kurbetçinjve tanë. Prapë, kjo shumë, që brenda vitit është ndërruar ne valutën e Maqedonisë (në denarë) dhe është harxhuar (janë blere produkte apo janë përdorur shërbime), 18% i kësaj ka shkuar në buxhetin e Maqedonisë.

Nëse i marrim krejt këto fakte del që mesatarisht shqiptarët në mënyrë direkte apo indirekte e mbushim arkën e shtetit (buxhetin) me 30-35% të shumës – përafërsisht me 1 miliardë EUR.

Nëse i analizojmë se sa prej këtyre mjeteve kthehen në Maqedoninë Veri-Perëndimore do të shohim që rezultati është KATASTROFAL. Ç’do investim për shkolla të reja apo salla sportive që po ndërtohen dhe reklamohen në mënyrë pompoze janë në Maqedoninë Lindore edhe në qytetin e Shkupit. Ende, sot e kësaj dite në tanë regjionin e Pollogut, shkollë të mesme ka vetëm në Gostivar edhe në Tetovë (shkollimi i mesëm është detyrimor dhe me ligj i përcaktuar). Te rinjtë e tanë regjionit mësojnë ne këta shkolla. Në Pollog ekzistojnë edhe 6 komuna rurale tjera të cilët nuk kanë shkolla të mesme të mos flasim për salla sportive.

Pollogun e mora si shembull, besoj që nëpër trojet tjera ku jetojnë shqiptarët, situata është ende më e keqe.  Te mos flasim për investime tjera kapitale si ujësjellës apo rrugë e autostrada…

LSDM-ja problemin më të madh me këtë buxhet, e kishte me shumën që do të duhej të mbulohet me anë të kredive (~ 200-250 milion EUR). Sipas tyre, një pjese e madhe e këtyre mjeteve do të harxhohen për reklama të qeverise (lexo të VMRO-së) dhe investimeve të kota si skulptura apo sheshe.

Ata (LSDM-ja) aq shumë e kritikuan këtë buxhet edhe atë vetëm e vetëm sepse i ndihmon VMRO-së qe ti fitojë zgjedhjet. Në anën tjetër ky Buxhet neve na e shkriu edhe kapitalin e fundit që e kemi/kishim edhe për fat të keq përfaqësuesit tanë injorantë jo vetëm që nuk e ngritën zërin po edhe e votuan.  

Ku jemi ne. Me te vërtetë duhet te parashtrohet pyetja, ku janë partitë shqiptare apo më mirë të shprehemi ku është ajo parti e cila e ka aprovuar këtë  buxhet???

Ne një skenar NORMAL, të gjitha partitë shqiptare do të duhej ta bllokonin këtë ligj, dhe në vend që sigurimi shtetëror ti nxirrte deputetët e LSDM-së prej parlamentit duhej të nxirreshin deputetët e partive shqiptare si shkaktues të bllokimit. Duhej të krijohej një krizë e madhe politike dhe të shihet se si shteti për do e luan rolin e nënës e për do rolin e njerkës.  

Përshtypja që na e lanë deputetët  tanë ishte që, kjo nuk ka përket neve, deputetët Maqedonas kacafyten në mes vete për punët e tyre. E vërteta është krejtësisht ndryshe, ata kacafyten, por këtë e bëjnë për paratë tona.

Se si të zgjidhet ky problem, mendoni JU që votoni dhe JU që nuk votoni.

Autor: Jakup Terziu

Lajme të ngjashme

Back to top button