Futbollistët ikin nga Shkëndia!

Skuadra e Shkëndisë së Tetovës po kalon moment tepër të vështira në aspektin financiar, si shkas i së cilës një numër i madh i futbollistëve kanë vendosur këtë afat kalimtar të ikin nga klubi.

Pas Nderim Nexhipit dhe Ertan Demirit tashmë largimin kanë paralajmëruar edhe Cuculi, Aliu, Emini, Ejupi dhe Nikov, ndërsa Sedat Berisha ka deklaruar se nuk do ti bashkangjitet ekipit dersia ndaj tij të shlyhen detyrimet financiare.

Presidenti I klubit Nuriman Shaqiri ka konfirmuar problemet financiare dhe ka deklaruar se nga taborri kuq e zi janë në kërkim të sponzorëve për të tejkaluar këtë sitiuatë por akoma nuk ka diçka konkrete.

Shaqiri ka mohuar zërat se ai do ta lëshojë skuadrën tetovare.
Ekipi po kryen stërvitje në kujdesin e trajnerit Artim Shaqiri, por me mungesë të theksueshme të futbollistëve të lartpërmendur të cilët siç duket nuk kanë ndërmend të rikthehen në Shkëndi me këtë situatë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button