Vjet janë harxhuar 600 milionë euro për pensione, kurse pensioni mesatar ka qenë 10.870 denarë

Fondi për sigurim pensional dhe invalidor vitin e kaluar ka shpenzuar 36,8 miliardë denarë (598,9 milionë euro) për pensione, që ua ka ndarë 282.358 pensionistëve. Numri më i madh i tyre, 159.758 janë shfrytëzues të pensionit në bazë të moshës, 78.227 janë shfrytëzues të pensonit familjar, ndërsa 44.373 janë shfrytëzues të pensionit invalidor, tregojnë të dhënat e FSPIM. Vitin e kaluar numri i pensionistëve është rritur për 1.541 persona.

Shuma mesatare e pensioneve në vitin e kaluar ka qenë 10.870 denarë, me ç’rast shuma mesatare e pensioneve familjare ka qenë 8,597 denarë, e atyre invalidore 9.932 denarë, ndërsa e atyre në bazë të moshës, 12.243 denarë.

Shuma e përgjithshme e pensioneve, si dhe niveli i pensionit mesatar vitin e kaluar ka qenë pak më i madh se në vitin 2011, kur për pensione janë harxhuar gjithsej 35,3 milardë denarë (573,7 milionë euro), ndërsa niveli i pensionit mesatar ka qenë 10.470. Në krahasim me periudhën para dy vitesh, vitin e kaluar rritje më të madhe ka pasur te pensionet invalidore edhe atë për 9 përqind – prej 9.103 denarë sa ka qenë para dy vitesh në 9.932 denarë vitin e kaluar.

Pensionet sipas moshës, të cilat janë edhe më të shumta, kishin rritje prej 2,95 përqind edhe atë prej 11.892 denarë në vitin 2011 në 12.243 denarë në vitin 2012. Megjithatë, kjo rritje është më e ulët se sa inflacioni i vjetshëm, i cili ishte 3,3 përqind.

Këtë vit, pensionistëve u janë premtuar pensione më të larta, me ç’rast ato që do të paguhen muajin e ardhshëm duhet të jenë më të larta për 7 përqind ose mesatarisht për 760 denarë. Datën e pagesës së pensioneve qeveria e zgjodhi me qëllim që ato të arrijnë mu para zgjedhjeve lokale që do të mbahen enë muajin mars. Parashihet që shuma e pensioneve që do të paguhen të jetë rreth 650 milionë euro. Kjo shumë është më e lartë për një të katërtën në krahasim me të ardhurat e e përgjithshme të parapara në buxhetin e këtij viti, që janë planifikuar të jenë në nivelin e 2,35 miliardë eurove.

Përveç kësaj, qeveria poashtu solli vendim parazgjedhor që rreth 120.000 pensionistëve të ofrohet shërim pa pagesë dhe për këtë qëllim nga buxheti janë ndarë 600.000 euro. 

Burimi: Plusinfo

Lajme të ngjashme

Back to top button