Greqia kthen familjet shqiptare në kufi, fëmijët vendlindjen shqip në pasaportë

Greqia vazhdon të shfaqë pengesa në kalimin e shtetasve shqiptarë në tokën helene. Disa familje shqiptare, mes tyre 15 femije  janë kthyer mbrapsht mbrëmjen e sotme në doganën greke në Kakavijë.

Mësohet se  familjet ishin me fëmijë të lindur në shtetin fqinj dhe arsyeja që jep pala greke lidhur me këtë veprim është se kthimi ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare për toponimet, transmeton Ora News.

E thënë më thjesht, në pasaportë fëmijët kishin të shkruar në shqip emrin e vendit ku kishin lindur dhe sipas policisë greke fëmijët e lindur në Greqi duhet ta kenë të shkruar në anglisht vendlindjen.

Ky nuk është rasti i parë që policia greke në kufi për pretekste nga më të ndryshmet bëhet pengesë për lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button