(Intervistë) Olsa Poshka:Qëllimi në jetë, të mos pendohem dhe të jem në paqe me Zotin

Intervistë me regjisoren shqiptare Olsa Poshka. Jeta në Tiranë, studimet në Akademinë e arteve, dashuria me një djalë nga Struga dhe shpërngulja e saj nga kryeqendra shqiptare në qytetin e Strugës. Veprimtaria profesionale dhe themelimi i teatrit “Poshka” në Strugë ku shfaqen mesatarisht 5 premiera në vit. Të gjitha këto në mënyrë më të detajuar në intervistën e mëpsohtme për Portalb.

Portalb: Nga Tirana në Strugë, një shpërngulje paksa interesante, si ndodhi ?

Olsa Poshka: Unë u dashurova me Xheladinin që është edhe bashkëshorti im aktual. U lidhëm dhe jetonim bashkë në Tiranë dhe atje jetonim meqënëse ishim të dy në të njejtën shkollë. Pasi u lidhëm bashkë me Xhelon unë sistematikisht pushimet e verës por edhe të dimrit i kaloja këtu në Strugë.

Kur mbaruam shkollën na duhej të vendosnim se ku do të jetonim, unë isha disi e lodhur nga Tirana, nga radioja dhe televizioni ku punoja atje dhe Struga mu duk si një vend shumë i qetë dhe i mirë dhe ne zgjodhëm që të respektojme traditën tonë dhe erdhem ketu në Strugë në shtëpimë e burrit (qesh), edhe pse absolutisht nuk ishim të ndikuar për këtë vendim, ishte një zgjedhje e përbashkët e jona.

Portalb: Ç’ndodhi me ëndrrën e fëmijërisë? E kishit menduar ndonjëherë këtë që jetoni sot ?


Olsa Poshka: Të them të drejtën ka kaluar aq kohë saqë nuk mbaj mend çka kam ëndërruar, edhe pse realisht kam qënë një tip shumë ëndërrimtar, por siç e dini njerzit preferojnë të thonë shumë pak se ëndërrojnë kur rriten.

Portalb: Përfundimisht, Tirana apo Struga ?


Olsa Poshka: Strugaaa(Qesh). Struga sepse këtu kam personin më të rëndësishëm në jetën time Xhelon. Sigurisht që edhe Tirana është e rëpndësishme, atje kam prindërit dhe këto janë tre personat më me peshë të jetës sime, të paktën tani për tani se ka edhe ca gjera tjera që janë rrugëës po presim të vinë.

Portalb: Poshka Teatër, tashmë një teatër i mirflltë që ka ringjallur disi emocionet e artdashësve struganë dhe jo vetëm. Si lindi ideja për ta formuar këtë?


Olsa Poshka: Unë dhe Xheladini mbaruam të dy regji, erdhëm si dy studentë idealistë ëndërrimtar dhe menduam të hapim një teatër, fillimisht u duk e tmerrshme dhe e parealizueshme për pjesën tjetër të dynjasë . po tani ka nja 7 vjetë të mira që funksionon dhe siç duket unë dhe Xhelo kemi pasur të drejtë.

Portalb: Keni vën në skenë shfaqje të ndryshme që kanë impresionuar publikun, keni pasur mysafirë edhe emrat më të njohur të teatrit mbarshqiptar të cilët kanë vlersuar lartë punën tuaj. Duke pas parasysh se të gjitha këto i realizoni me djem dhe vajza te reja nga Struga të cilët ndoshta para pak kohe nuk e kanë pasur iden për këtë për këtë që po bëjnë sot. Sa është e vështirë kjo dhe si ja dilni ?


Olsa Poshka: Me shumë dashuri. E mendoja një ditë se ta bësh mirë një profesion është si të biesh në dashuri me dikë, dmth duhet ta duash dhe jo ta pëlqesh, kështu shpjegohet edhe kjo puna ime me teatrin, pra kur ke shumë dashuri ajo është më shumë e thjesht sepse nuk të lodh kurrë.

Portalb: Cili është qëllimi juaj në jetë?


Olsa Poshka: Dua të mos pendohem dhe të jem në paqe me zotin.

Portalb: Si ju duket pozita e artit shqiptar në Maqedoni?


Olsa Poshka: Problematike, sepse ata zotërinjtë e buxhetit nuk u treguan fare të barabartë, kshuqë në këtë aspekt shqiptarët janë të diskriminuar disi, kshuqë duke pasur parasysh këto rrethana mund te themi se nuk është keq por gjithmon ka hapsirë për më mirë kuptohet.

Portalb: Cili është plani më i afërt i juaj?


Olsa Poshka: Duke pas parasysh se ne kemi nisur një traditë dhe tani në fund të muajit janar do të kemi një shfaqje që i kushtohet çështjes Çame, ky është projekti më i afërt. Dua të theksoj se në shfaqjet tona zakonisht marrin pjesë personalitet të rëndësishëm dhe atë varësisht nga shfaqja, këtë shfaqje do të kemi sërish mysafirë dmth personalitete të rëndësishëm të lëvizjes çame.

Portalb: Sa premiera keni realizuar deri më tani qëkur keni filluar me “Poshka teatër”?


Olsa Poshka: Mesatarisht kemi prej kur është hapur mendoj se kemi realizuar pesë premera në vit, që realisht është shifër e tmerrshme, por kjo dëshmon se ne jemi regjisorë të rinj dhe kemi kohë të piqemi dhe të ulim numrin e shfaqjeve (qesh).

Portalb: Cfarë bën një regjisore jashtë profesiont të saj ?

Olsa Poshka: Unë shoh futboll. Jam tifoze e flaktë e gjermanëve të Bayern Munchen.

Portalb:Jeni në një peridhë të rëndësishme të jetës, shumë shpejt prisni një fëmijë apo nëse mund të themi një aktor të ri të “Poshka teatër”. Çka do të na zbuloni diçka ekskluzive në këtë drejtim për lexuesit e Portalb?


Olsa Poshka: Po është e vërtetë, unë dhe Xhelo presim një antar të ri në familjen tonë, bëhet fjalë për një vajzë që presim të vi në jetë dhe ekskluzivisht për Portalb edhe pse tashmë përmes jush do e marrin vesh të gjithe kemi vendosur qe vajzën tonë ta quajmë Poshka. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button