Admir Mehmedi ndihmon Kf.Gostivarin

Admir Mehmedi, futbollist me prejardhje nga Gostivari por që luan për reprezentacionin e Zvicrës dhe ekipin Dinamo Kiev, ka premtuar se do ta  përkrah klubin e futbollit Gostivari për fazën e dytë të përgatitjeve që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë. Lajmin e konfirmon edhe kryetari i klubit, Vesel Memedi. “I tëre udhëtimi dhe qëndrimi i skuadrës në Antali do të përkrahet nga futbollisti Admir Mehmedi dhe biznesmenët Nagip Memedi dhe Remzi Abdullai, që do te doja ti falënderoj publikisht qe te tre këta persona. Kjo është një ndihmesë bukur e madhe për klubin dhe realizimin e ëndrrave të futbolldashësve nga Gostivari”, tha Memedi. 

Ndryshe, KF “Gostivari” në qendrën stërvitore në Turqi do të udhëtoj me 4 shkurt. Për rrjedhën e përgatitjeve është shprehur  drejtorit sportiv Nazif Selimi i cili tha se me ekipin punojnë stafi teknik në përbërje me Jeton Beqiri trajner përgjegjës, Ilami Iseini ndihmës dhe Trajçe Bogdanovski- trajner kondicioni. “Faza e parë do te jetë deri me 03 shkurt ku edhe do te kemi 2 ndeshje miqësore para se të udhëtojmë për në Antalya. Në Antalya do të jete faza e dyte, nisja është me 04 shkurt, ku do te kemi 4 ndeshje ndërkombëtare. Faza e trete përsëri ne shtëpi ku edhe do te kemi ndeshjen gjenerale, para fillimit te kampionatit” janë fjalët e drejtorit sportiv Nazif Selimi. Ndryshe, deri më tani ekipi i Gostivarit ka marrë dy përforcime Driton Zeadini dhe Rufat Çelik. Theksojmë se ekipi i Gostivarit, drejtuesit e klubit, stafi teknik dhe futbollistët në fazën e dytë të përgatitjeve do të jenë të pajisur me veshjet sportive, nga firma e njohur italiane LEGEA, që dëshmon qartë për organizimin e mirëfilltë dhe përkrahjen që ka kjo skuadër nga përkrahësit e vetë. 

Ekipi: portierët Nikolla Zerdevski, Valon Neziri, Senad Xheladini. Futbollistët Sadik Jusufi, Daniel Talevski, Boban Xhangarovski, Darko Ignjatovski, Sulejman Sulejmani, Veton Abazi, Admir Demiri, Bulent Rexhepi, Gjoko Cvetanovski, Rufat Çelik Maliq Beluli, Afet Ibraimi, Kushtrim Iseini, Altin Loga, Eftim Aksentiev, Burak Menga, Driton Zeadini, Xhihan Seferi, Eshtref Dehari, Hanif Hajdari, Ardit Beqiri. njofton Lajm

Lajme të ngjashme

Back to top button