Gatusso: Milan duhet ti mbikqyr futbollistët shqiptar

Ish mesfushori i Milanit, Gennaro Gatusso i ka bërë thirrje Milanit që të shikoj talentët në Zvicër nëse mendon që të krijoj një skuadër me futbollistë të rinjë.

Në mesin e kombësive të talentëve në Zvicër, Gatusso ka përmendur edhe kosovarët e shqiptarët të cilët janë në numër të konsiderueshëm në kampionatin zviceran.

“Futbolli zvicëran është i kapluar nga talentë. Nëse Milani mendon të krijoj një skuadër me talentë, atëherë lë të gjurmojë në Zvicër. Talentë nga Shqipëria, Kosova e Portugalia kanë vërshuar futbollin zvicëran dhe vazhdimisht po dëshmohen në shumë ekipe të niveli të lartë” deklaroi Gatusso. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button