V.Boas: Chelsea mësim i mirë

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, thotë se ai ka mësuar nga përvoja e hidhur te Chelsea.
Blutë e shkarkuan portugezin pasi ranë në pozitën e pestë të Ligës Premier dhe pësuan 3-1 nga Napoli në ndeshjen e parë të 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve. Dhe Villas-Boas thotë ai ka nxjerrë anët pozitive të kësaj përvoje.

“Jam i vetëdijshëm se ndërrimi i menaxherit ishte e vetmja mënyrë për të bërë një ndikim të menjëhershëm. Ajo çfarë bëjmë te Spurs është një reagim ndaj gabimeve që kemi bërë te Chelsea”.

“Shkarkimi nuk e ka ndërruar mënyrën se si unë e shoh futbollin, por pranoj se kam menduar shumë për të”, ka thënë portugezi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button