Ujkani në Inter ?!

Samir Ujkani mund të jetë transferimi i radhës për Interin. Portieri kosovar është zgjedhja e radhës për nerazzurët pas dështimit për të arritur marrëveshje për blerjen e portierit të Chievos, Stefano Sorrentino. 

Sipas mediave italiane, Interi tani ka kthyer vëmendjen tek portieri i Palermos pas dëmtimit që ka pësuar portieri i dytë i Interit, Castellazi. 

Ujkani te Interi do të ishte zgjedhja e dytë pasi Handanovic do të mbetet titullar i padiskutueshëm në portë.

Lajme të ngjashme

Back to top button