Rinia shqiptare prioritet apo ‘cak’ i politikës qeveritare!!!

Një nga kategoritë më vitale që përbën njëkohësisht edhe forcën e të ardhmes është pa diskutim rinia. Janë pikërisht të rinjtë ata që duhet të sjellin ndikime pozitive në shoqërinë e sotshme. Prandaj kjo kategori e ndijshme duhet të ketë përkujdesje të madhe dhe cilësore për mundësuar zhvillim të shëndoshë.

Vendosa të shtjelloj këtë temë për shkak të hapjes së debatit më të gjërë publik lidhur me migrimin masovik të shqiptarëve në Maqedoni, arsyet që sjellin deri aty, politikat anti-shqiptare të qeverisë, realizuesit e saj dhe ndihmësit e tyre.

Tashmë nuk është lajm migrimi masovik i shqiptarëve,  sikur jemi dakord me këtë çka po ndodh!

Stafi univerzitar, profesorët, akademikët, studentët, por edhe mësuesit, analistët, intelektualët etj janë heshtur dhe i tejkalojnë heshturazi temat me interes të madh kombëtar. Kush ngelën atëherë për të trajtuar këto çështje, normalisht vetëm realizuesit e këtyre politikave, zyrtarët e lartë shtetëror të udhëhequr nga mendësia fashiste dhe arsyetime jo racionale me të cilat e shërbejnë opinionin.

Ajo çka më irriton më së shumti është pozicioni i subjektit shqiptar në qeveri, BDI-së. Edhe ata i bashkëngjiten akuzave të zyrtarëve shtetëror maqedonas se emigrantët shqiptar nuk kanë arsye për tu larguar nga vendi dhe se fajet qëndrojnë edhe tek agjensionet turistike! Absurditet në vete apo? Agjensionet janë vetëm shërbyes të kërkesave të qytetarëve, asgjë tjetër. Nëse do të kishim qenë të drejtë dhe realist fajin nuk do të kërkonim tek pasojat, por tek shkaku.

Të analizojmë pak disa tregues të rëndësishëm që u publikuan nga institucione me renome ndërkombëtare: 
-E para, Maqedonia 4 viteve të fundit kryeson rang-listat botërore si vendi që jetohet më mizerisht, ndërsa dy vitet e fundit është kampion i padiskutueshëm në këtë kategori. Ky është argumenti i parë dhe kryesor, për të cilin zyrtarët qeveritarë, bashkë edhe BDI-ja, nuk dhanë sqarime se këto të dhëna që publikoi “the economist” janë krejtësisht e kundërta e asaj çka thonë pushtetarët. ndodhi kjo, ende askush nga BDI nuk e ka komentuar këtë hulumtim të “the economist”, a për marrje të përgjegjësisë të mos flasim!

– E dyta, Maqedonia zyrtarisht numëron 32% të papunë sipas Entit statistikor shtetëror (ESSH) dhe për nga numri i të papunëve gjendet në kategorinë e disa shteteve Afrikane qendrore dhe perëndimore. Nëse në shifrat zyrtare të ESSH-së dyshohet për manipulim të mundshëm nga ana e kuadrove partiak që udhëheqin këto institucione, shifrat që publikojnë institucione të tjera relevante botërore (sipas të gjitha gjasave janë më të sakta) flasin se gjendja e papunësisë në Maqedoni është ende më trishtuese, papunësia arrinë deri në 40%. Të përkujtojmë që resori i ekonomisë vazhdimisht është udhëhequr nga kuadro të BDI-së, dhe lirisht mund të konstatojmë që me këto rezultate katastrofale, ndoshta ky resor po të udhëhiqej vetvetiu do të kishte qenë më i suksesshëm se udhëheqja e kuadrove të BDI-së. 

-E treta, treguesi ekonomik i Bankës Botërore (BB) që konstaton se 1/3 e popullsisë në Maqedoni jetojnë në varfëri të skajshme, që do të thotë kategoria e personave që në bazë ditore për të gjitha shpenzimet e tyre kanë në dispozicion më pak se 100 den. Mund të gjykoni vet se çka do të thotë që nga 2 milion banorë sa është numri i përgjithshëm i popullsisë në Maqedoni, 33% e tyre të jetojnë me më pak se 100 den në ditë?! Edhe për këtë zotërinjtë e BDI-së jo që nuk kanë bërë asgjë, por kanë kontribuar në drejtim të kundërt, që në këtë 33% të shumica e tyre të jenë shqiptar.

I kthehemi temës duke parashtruar një pyete: “nëse gjithçka do të kishte qenë në rregull në këtë shtet, nuk do të kishte arsye migrimi apo? Nëse të gjithë ne do të jemi të sinqertë me vet-veten nga përgjigja e kësaj pyetje mund të kuptojmë një pjesë të madhe të së vërtetës lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Por këtë ju a lë që ju të vlerësoni, por ajo që assesi nuk mund të pranoj, as nuk mundem të ia sqaroj vetvetes dhe opinionit është se si mundet që një subjekt politik që thiret në emër të shqiptarëve, në emër të luftës, të gjakut, të historisë dhe të dëshmorëve, me aq lehtësi e shfuqizon vetveten nga kompetencat dhe vendimmarrjen krejtësisht ia “huazon” palës maqedonase. A aq të korruptuara i paskan qëllimet?! Pra do të thotë që nuk paska interesa shqiptare, por vetëm maqedonase! 

Për fund do të kisha mbyllur këtë tekst me një inkurajim për rininë shqiptare: “fati ynë nuk duhet të dorëzohet me aq lehtësi në duart e kontrabanduesve shqiptar në pushtet, ka pas, ka dhe do të ketë alternativë qeverisëse shumë ndryshe nga këta”.

Ka shpresë, ka adresë, të gjithë e dimë duhet vetëm ta mbështesim. 

Valon Izairi
(Kryetar i forumit rinor i Partisë Demokratike Shqiptare)

Lajme të ngjashme

Back to top button