Bayern Munchen insiston për Guardiolën

Bayern Munchen siç duket seriozisht është angazhuar që në sezonin e ardhshëm në pankinë të ul trajnerin më të kërkuar në botën e futbollit Pep Guardiola.

Raportohet se skuadra bavareze ka zhvilluar një seri të bisedave me agjentin e Pep Guardiolës.

Ish-trajneri i Barcelonës, i cili së fundi është përfolur si kandidat I mundshëm për pankinën e Manchester Cityt dhe të Chelseat, deklaroi se do t’i kthehet futbollit në sezonin e ardhshëm.

Mediat spanjolle shkruajnë se Josep Maria Orobitg është takuar me zyrtarë të Bayernit muajin e kaluar për të diskutuar interesimin e Guardiolës për t’u transferuar në Gjermani.

Orobitg është i afërt me vëllain e Guardiolës, Pere, i cili përfaqëson trajnerin në biseda me klubet e interesuara. 

Lajme të ngjashme

Back to top button