Adele fitoi Globin e artë për “Skyfall”

Këngëtarja e njohur Adele u shfaq në qilimin e kuq për herë të parë pas lindjes së djalit të saj më 17 tetor. Në ndarjen e çmimeve të Globit të artë, i cili u mbajt për të 70-ën herë me radhë, Adele (24) fitoi çmimin për këngën origjinale më të mire “Skyfall” nga filmi për agjentin sekret James Bond. Këngëtarja e veshur me fustan të zi Burberry, çmimin e fituar ia dedikoi djalit të saj, emri i të cilit akoma nuk është i njohur për publikun dhe të dashurit të saj Simon Koneckit. Ajo bëri shaka se ardhja në këtë mbrëmje ishte një justifikim për të dalë.

-Sinqerisht, këtu jam sepse kisha dëshirë të dal në mbrëmje. Nuk e prisja fare këtë. Ju falënderoj që më lejuat të jem pjesë e botës suaj për një natë. Ky çmim është për të dashurin tim i cili më bindi ta bëj këtë dhe djalin tim të mrekullueshëm- tha Adele në skenë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button