Lum ofertash drejt Erjon Bogdanit

Erjon Bogdani është emri më i kërkuar  për momentin në futbollin Italian. Sulmuesi shqiptar  cili siç duket nuk bën pjesë në planet e Sienës prandaj largimi i tij në janar është më se i mundur.
Sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport, për përfaqësuesin shqiptar së fundmi ka shfaqur interesim ekipi nga Serie B italiane, Vicenza.

Erjon Bogdani luan në elitën e futbollit italian qe një dekadë dhe pritet të shihet nëse ai do të pranojë të luajë në një rang më të ulët garash. Përpos Vicenzas, interesim për Bogdanin interesim ka shfaqur edhe Pescara në Serie A. Mbetet të shihet deri në fund të muajit nëse sulmuesi tiranas do ta lë Sienën apo jo. Një gjë është e sigurt: ai do të lëviz gjithsesi gjatë verës, nëse një gjë të tillë nuk e bën tash. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button