TMRO: Spastrim etnik dhe fetar i Maqedonisë Perëndimore

TMRO e Vanco Shehtanskit ka reaguar ndaj, siç i ka quajtur ajo, grabitjeve të paramenduara dhe të koordinuara të kishave ortodokse në Maqedoninë Perëndimore.

Sipas kësaj partie, me qëndrime tashmë të njohura nacionaliste, grabitjet e kishave nuk janë të rastësishme.

“Ky është veprim i paramenduar për spastrimin etnik dhe fetar të Maqedonisë Veri-Perëndimore, gjithnjë përpara festave ortodokse, me mesazh drejtuar direkt popullatës ortodokse maqedonase. TMRO, si parti kombëtare, u apelon institucioneve të shtetit të reagojnë në mënyrë adekarate dhe të mos vihen nën tepih këto mesazhe aspak naive, për shkak se ne maqedonasit nuk kemi tjetër shtet amë”, thuhet në reagimin e TMRO-së, transmeton “Zhurnal”.

Kjo parti i ka bërë thirrje Bashkësisë Fetare Islame të distancohet dhe t’i dënojë grabitjet dhe dëmtimet e objekteve të kultit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button