Ritet numri i adoptimeve në Maqedoni, jetimët të diskriminuar

2012-ta ka regjistruar më së shumti adoptime gjatë këtyre 5 viteve të fundit në Maqedoni. Gjithsej janë bërë 135 adoptime, kështu thonë të dhënat nga ministria për Punë dhe Politikë sociale.

“Më shumë se 130 fëmijë në periudhë prej një viti janë dhënë në përkujdesje. Për të marrë fëmijë në përkujdesje, munden të gjithë ata të cilët i plotësojnë  të gjitha kushtet e parashikuara me ligj”, tha për Portalb zëdhënësi i Ministrisë për punë dhe Politikë sociale Davor Politov.

Në vitin 2008 janë adoptuar gjithsej 71 fëmijë, në vitin 2009 – 78fëmijë, 2010 – 45 fëmijë,dhe 2011-ën 31 fëmijë
Interesi për të adoptuar nga të huajt është shumë i vogël. Kjo ndoshta ndodh sepse të drejtë adoptimi, të huajt kanë vetëm mbi ata fëmijë ndaj të cilëve nuk është shprehur aspak interes nga shtetasit e Maqedonisë, dhe duke e pasur parasysh se ligji mbi adoptimin së pari u jep përparësi vendasve e më pas të huajve, ndoshta kjo është shkak i mos interesimit për adoptim nga ana e të huajve.

Në faqen zyrtare të MPPS-së thuhet se mund të adoptohen vetëm personat të cilët nuk e kanë arritur ende moshën madhore. Adoptim mund të bëhet vetëm nëse ajo është në pajtim me interesin e fëmiut.
 
Adoptues mund të jetë çdo kush që është i aftë për punë, i cili ka të drejtë ligjore për ushtrimin e të drejtave prindërore, dhe të mos jetë më i vjetër se 45 vjeç.  Adoptuesi po ashtu, duhet të jetë 18 vite më i vjetër se i adoptuari.

Politov në një deklaratë tha se është shqetësuese fakti se bëhet diskriminim racor dhe etnik ndaj fëmijëve.
“Ajo çka është më shqetësuese, është fakti se bëhet diskriminim i madh gjatë adoptimit nga ana e adoptuesve. Ata gjatë adoptimit të fëmijëve krijojnë përshtypjen e diskriminimit, duke pasur parasysh kërkesat e tyre që fëmija të jetë i bardhë apo i zi, i këtij apo atij etniteti, si dhe të tjera”. 

Në lidhje me atë se pse vjen deri tek braktisja e fëmijëve , sociologët thonë se shkaqet janë të shumta si gjendja financiare e prindërve, shkollimi , vetëdija dhe kështu me radhë, mirëpo ky problem ndodh kryesisht nga shtatëzania e pa dëshiruar tek çiftet e reja. 

Duke mos pasur mundësi për të zhvilluar familje dhe të kujdesen për të, ata i braktisin fëmijët e tyre nëpër jetimore, dhe me këtë i shmangen përgjegjësisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button