BDI miratoi listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Kryesia e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, në mbledhjen e mbajtur sot, me date 13.01.2013 miratoi listen e kandidatëve për kryetar të Komunave në zgjedhjet lokale 2013, të cilën do t’ia dorëzojë  Këshillit të Përgjithshëm të Partisë për miratim.

Komunikata e lëshuar nga zyra për informim e BDI-së, vijon si më poshtë.

K O M U N I K A T Ë

Duke u bazuar  në :
Vlerat dhe parimet themelore të Bashkimit Demokratik per Integrim,  për cilësi, transparencë, përgjegjësi, ndershmeri dhe dinjitet ,

Përcaktimet tona për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike,

Përcaktimet tona për rezultate të prekshme në ngritjen e standardit të jetës së qytetarëve tanë në nivel lokal,

Bindjet tona se kandidatët tanë janë edhe Kryetarët e ardhshëm të Komunave

Vullnetin dhe pritjen e qytetarëve:

Lista e Kandidatëve është si vijon:

1. Kandidat për kryetar të komunës së Tetovës propozohet  znj. Teuta Arifi
2. Kandidat për kryetar të komunës së Kërcovës propozohet z. Fatmir Dehari
3. Kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit  propozohet   z. Nevzat Bejta
4. Kandidat për kryetar të komunës së Cairit propozohet  z. Izet Mexhiti
5. Kandidat për kryetar të komunës së Strugës propozohet  z. Arben Llabenishti
6. Kandidat për kryetar të komunës së Dibrës propozohet  z. Ruzhdi Lata
7. Kandidat për kryetar të komunës së Sarajit propozohet  z. Bekim Murati
8. Kandidat për kryetar të komunës së Zhelinës propozohet  z. Fatmir Izairi
9. Kandidat për kryetar të komunës së Likovës propozohet  z. Sadulla Duraku
10. Kandidat për kryetar të komunës së Bogovinës propozohet  z. Hazbi Idrizi
11. Kandidat për kryetar të komunës së Tearcës propozohet  z. Isen Asani
12. Kandidat për kryetar të komunës së Haracinës propozohet  z. Brahim Ajvazi
13. Kandidat për kryetar të komunës së Pllasnicës propozohet  z. Ismail Jahoski
14. Kandidat për kryetar të komunës së Vrapcishtit propozohet  z. Bajram Kadria
15. Kandidat për kryetar të komunës së Bërvenicës propozohet  z. Enver Pajaziti
16. Kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit propozohet z. Fati Iseni

Për Komunat tjera, Kryesia do të vendos deri më 16.01.2013, e Mërkurë, kur edhe do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button