Vlerat përbashkuese

Dikur…konsideroj tema tabu. Sot më shumë sesa kurrë po aktualizohet debatohet, madje po shërben edhe si kryefjalë e ligjerimit politik dhe publik. E kam fjalën për doktrinën përbashkuese, apo sic quhet rëndom tezën e bashkimit kombëtar. Bukur! Me në fund po thuhen ca gjera troc dhe pa dorashka diplomatike, madje pa komplekse. Sidoqoftë, duhet të ecim me këmbë në tokë pa eufori dhe pa doza retorike sic ua ka qejfi dhe ua don puna politikave ditore. Pra, bashkimi vjen natyrshëm dhe pandalshem jo duhe i mshuar fort retorikes dhe populizmit, as duke klithur nëpër tribuna e mitingje, por duke krijuar dhe ndërtuar vlera përbashkuese. 

Përmes këtij artikulli do të përpiqem të sjell në vemendje të opinionit publik pikërisht ato vlera të cilat kanë dhënë shkendijat e para përbashkuese. Sic dihet profesioni im mbetet tribun ne vendet e zhvilluara me standarte të mirëfillta demokratike dhe civilizuese, fatkeqësisht e kundërta ndodh me ato vende ku ende demokracia nuk konsiderohet si norme dhe standart. Në këto kushte arti dhe muzika si në Maqedoni, Shqipëri, apo në vende të tjera ballkanike konsiderohet dhe trajtohet nga instrumentat e pushtetit dhe të shtetit si të dorës së dytë. Dmth ka shumë pak vëmendje, akoma me pak investime, për rrjedhoje koncepti rreth vlerës bie ne nivele antivlerash. 

Megjithatë, askush nuk posedon kundërargument që të hedhë poshte tezën se arti dhe muzika nuk i kanë paraprirë fenomenit, apo e thënë më hapur arti dhe muzika i kanë shpërthyer me kohë gardhet ndarëse të një kombi i cili flet një gjuhë, ka një histori dhe vazhdon këtë një shtrirje gjeografike gati përfekte që shënjon realitetin e pandryshueshëm të një etniteti i cili vazhdon të mbetet ende i ndarë në sajë të kapricove gjeopolitike. 

Kur flas për artin dhe kulturën duke mos harruar edhe sportin, natyrisht e kam fjalën për vlerën dhe jo antivlerën. Me këtë rast I përmbahem aksiomes se Karl Poper i cili ndër të tjera thotë: të njohim të shkruarën, të kuptojme të tashmën dhe të projektojmë të ardhem”.
Ndonëse arti, muzika dhe sporti janë trinomi më bindës dhe me fuqiplotë i vlerave përbashkuese të njëjtësimit të kombit, gjithsesi duhet të investohemi për të parandaluar rrëninim e atyre vlerave me të cilat mburremi sot e kësaj ditë. Në këtë mënyrë ne do të jemi më të kthjellet që të kuptojme të tashmen dhe për rrjedhoje do e kemi shumë më të lehtë të shohim të ardhmen. 

E kaluara jonë si komb të fushën e artit dhe të muzikes na rikujton gjenerata që kanë magjepsur jo thjeshtë publikun shqiptar, por kanë lënë gjurme të pashlyeshme dhe mund të merren në konsideratë nga kritikë të artit si vlera konkuruese edhe me vendet e zhvilluara. Mjafton të kujtojme Vace Zelën e Nexhmije Pagarushën për të mbërritur në stacionin e tashëm me soprano si Inva Mula e Ermonela Jaho, apo dje me aktorë si Bekim Femiu e sot me Elisa Dushkun, me balerine si Kledi Kadiu e Ilir Shaqiri dhe me sportiste që tashmë janë përfaqësuesit me të denje të shqiptarëve në perendim. 

Cdo devijim nga ky standart shkakton impakt goditës ndaj vlerave të mirëfillta. Kohët e fundit ballafaqohemi me fenomene paradoksal. Është rritur vrullshëm oreksi për ti hapur dyert tallavase saqë të kap paniku te hapesh televizorin, apo të marrëm mundimin e të shkosh në ndonjë koncert i cili mbahet e zhvillohet si me pikatore. Shumcka është komercializëm, thënë hapur dita ditës në portat tona po troket amatorizmi dhe antivlera. Në emër të etikës nuk dua të përmend emra, por e vërteta është se ekzistojnë zera fantastike që me vetëdije janë shndërruar në kukulla levizëse që e nesermja u servir një vitrinë ku do të vendoset trofete e videoklipeve, pse jo dhe ndonjë fotografi ku dalin në pah hiret dhe kërcimet sipas ritmeve të tipit tallava. 

Asgje me shumë, ngaqë zerin e tyre ata e zëvendesojnë me etjen për bujë e famë përmes zhurmen dhe teksteve degraduese. Kështu ndodh kur nuk kuptohet e tashmja dhe nuk mendohet e ardhmja. E vura theksin tek muzika pa lënë anash dhe artin ngase janë instrumenta të fuqishëm të bashkimit të shqiptarëve. 

Madje nëse i referohemi retrospektivës na rezulton se arti dhe muzika janë flamurtarë të vlerave përbashkuese. Atë që deri më sot nuk e ka bërë politika dhe insitucionet përkatëse e ka realizuar muzika, arti, sporti dhe mediat. Tashmë meqë si kryefjalë është bashkimi, atëhërë politika dhe insitucionet shqiptarët të kanëlizojnë energjitë e tyre duke insitucionalizuar projekte efikase në kulture, arsim, art muzike, sport etj si vlera përbashkuese. Përmes këtyre shtyllave realizimi i aspiratave të kahmotshme të shqiptarëve bëhet lehtësisht me i mundur dhe me i realizueshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button