VMRO-ja refuzon kërkesën e LSDM-së

VMRO DPMNE refuzon kërkesat e LSDM-së të cilat partia opozitare i vendosi si kusht për pjesëmarrje në zgjedhje. Pas mbledhjes së mbrëmshme të Komitetit Qendror të VMRO-së, sot në komunikatën zyrtare partia në pushtet ka bërë të ditur se nuk do të pranojë kushtet e partisë së Branko Cërvenkovskit.

“Republika e Maqedonisë para një viti e gjysmë  mbajti zgjedhje të parakohshme me kërkesë të opozitës. Ata zgjedhje u zhvilluan në një atmosfere të lire dhe demokratike, gjë që edhe u  vërtetua edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe ën raportin e progresit të Komisionit Evropian, por u vërtetua edhe nga lideri opozitarë Cërvenkovski, i cili ka uruar fitoren tonë. Sa për njoftim t’ju përkujtojmë se Republika e Maqedonisë  në 6 vitet e fundit, tre here  ka mbajtur zgjedhje parlamentare” – thuhet në komunikatën e VMRO DPMNE-së.

Partia maqedonase në pushtet gjithashtu i bëri thirrje LSDM-së që të kthehet në Kuvend, dhe të vazhdojnë dialogun politik.

“VMRO-DPMNE i bën thirrje LSDM-së dhe partnerëve të saj të koalicionit që të kthehen në institucione dhe përmes dialogut  në Kuvendin e RM-së, bashkë  të kërkohen zgjidhje për të gjitha sfidat  e shtetit tonë dhe ambientit politik.  Vetëm përmes dialogut institucional në Kuvend do të mund të kontribuojmë bashkë  në ndërtimin e besimit dhe kushteve më të mira sociale dhe shoqërore për qytetarët tanë. Kjo është përgjegjësi e jona” – thuhet më tej në reagim.

LSDM ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, të cilat do të organizoheshin nga një qeveri me kredibilitet, me ndërrimin e tre ministrave si dhe drejtorit të RTVM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button