Opozita proteston para Tv Sitel dhe RTVM

Nuk do ta harrojmë kurrë se 24 dhjetori është dita e shkeljes së demokracisë në vend por njëherit edhe dita kur lindi rezistenca, është dita që shënon fillimin dhe fundin e këtij regjimi, kështu u shpreh lideri i opozitës Branko Cërvenkovski në marshin e sotëm të rezistencës para televizioneve Sitel dhe servisit  shtetëror televiziv.

Cërvenkovski para të pranishmëve tha se regjimi i Gruevskit sikurse çdo regjim tjetër totalitarë, jo demokrat, diktatorial, bazohet në dy shtylla, në frikë dhe në gënjeshtra. Derisa populli është i frikësuar dhe jeton me frikë, gjithnjë derisa të vërtetës nuk i lejohet që të del në dritë, atëherë regjimi edhe diktatura mbijetojnë.

Por në momentin kur frika do të fitohet nga guximi i popullit, në të njëjtin moment kur e vërteta do ta fitoj gënjeshtrën, ai regjim veçmë është i mposhtur, andaj edhe marshi i sotëm i opozitës filloi para TV Sitel dhe mbaroi para RTVM-së. 

Sipas Cërvenkovskit zgjidhja e vetme për këtë krizë të rëndë politike janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku qytetarët në zgjedhje të lira dhe demokratike do të vendosin siç u shpreh a se  janë për Maqedoni nën regjimin e Gruevskit apo për Maqedoni të lirë, demokratike  Maqedoni me prosperitet, për një Maqedoni me ardhmëri. Kjo u shpreh më tej Cërvenkovski nuk është betejë e një partie politike, nuk është betejë as e një koalicioni, nuk është betejë për pushtet por një betejë e një populli të tërë kundër një regjimi diktatorial. Betejë e një populli për liri, për demokraci për ardhmërinë e shtetit të tyre. 

Fronti opozitarë vazhdon aktivitetet e saja kundër regjimit të Nikolla Gruevskit, Ndërkohë që mbetet në qëndrimet se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale të caktuara për më 24 mars të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button