Shahin rikthehet në Dortmund

Futbollisti turk, Nuri Shahin është rikthyer përsëri në skuadrën ku mori famën dhe ku u bë ndër futbollistët më të kërkuar në tregun sportiv.

Pas një avanture 18 mujore nga të cilat 12 muaj si futbollist i Realit të Madridit dhe 6 muaj në Angli me Liverpool, Nuri Shahin përsëri do të vesh bluzën e “milionerëve”.

“Jam i lumtur që u ktheva në shtëpi, kontaktet e mia me Dortmindin nuk janë ndërprerë në asnjë moment. Do përpiqem që ta ndihmoj klubin me gjithë forcat e mija”, tha Shahin p;r mediat gjermane. 

Dortmundi ka arritur një marrveshje me Realin, i cili e posedon kartonin e Shahin deri në 2017-ën, dhe turku do të jetë në dispozicion të gjermanëve deri në vitin 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button