Topi: Nuk bëjmë koalicion me PD-në e PS-në

Kryetari i Frymës së Re Demokratike (FRD), Bamir Topi, ka thënë se partia e tij s’do të bëjë koalicion me asnjë nga forcat politike përpara zgjedhjeve. Këto deklarata Topi i ka bërë në një takim të zhvilluar me mbështetësit e kësaj force politike në Mirditë.

Kreu i FRD-së Topi i ka cilësuar si dëshpëruese akuzat e kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e djeshme të kryesisë të Partisë Demokratike.

“Partia Fryma e Re Demokratike është fobia e kryeministrit por 23 qershori do të jetë një ndëshkim popullor për Berishën dhe shpurën e tij. Kryeministri i dëshpëruar dhe në panik bën deklarata të papërgjegjshme. Fryma e Re Demokratik nuk do të bëjë koalicion me asnjë nga partitë e vjetra PS dhe PD” ka theksuar ish-presidenti Topi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button