Haxhi Krasniqi sfidon borën

Boksieri kosovar, Haxhi Robin Krasniqi, ka thënë se ai po stërvitët si kurrë më parë për përballjen e ardhshme kundër uellsianit, Nathan Cleverly.

Ai me trajnerin e tij ka filluar të stërvitët edhe në mbrëmje, nëpër bjeshkë të mbuluara me borë.

“Përgatitjet janë duke ecur shumë mirë. Kurrë nuk kam pasur përgatitje kaq të vështira, por po i bëj me një vullnet dhe kënaqësi shumë të madhe. Jam duke ushtruar 5 deri në 8 orë në ditë. Nuk e di nëse ka ndonjë boksier që ushtron kaq shumë”.

“Mezi po e pres 16 marsin. Jam duke ushtruar nëpër bjeshkë të mbuluara me borë, sidomos natën. Shpesh natën po shkojmë në bjeshkë dhe po ecim, pasi natën është shumë ftohtë, e sa më ftohtë aq më mirë për kondicion”, ka thënë Krasniqi për të përditshmen Koha Ditore. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button