Merkato nis të ndizet në Itali

Seria A rikthehet në qëndër të merkatos së dimrit. Është Roma e para e cila po bën përpjekjet maksimale pavarësisht se drejtuesit më të lartë të shopqërisë u shprehën kundër lëvizjeve . Sektori më delikat i skuadrës së Zeman gjatë fazës së parë ishte mbrojtja dhe kjo e detyron Ëalter Sabatinin të mendojë për një lojtar me peshë në repartin e tërhequr. 

Emri më i lakuar gjatë orëve të fundit është uruguajani i Juventusit, Martin Caceres, i cili nuk po gjen hapësira në skemat e Contes. Çelësi i bisedimeve mund të jetë Borriello, sepse sulmuesi italian në pronësi të Romës, mund të rikthehet në Torino si alternativa më e mundshme në rast se Drogba nuk firmos. 

Nga ana tjetër, situata e Destros paraqitet kritike dhe kjo ka bërë që Milani të hedhe grepat për sulmuesin që cilësohet si e ardhmja e kombëtares së Italisë. Ish lojtari i Sienas konsiderohet i pashitshëm nga verdhekuqtë, por nëse në bisedime futen edhe emra si Stekelenburg e Amelia, dy shoqëritë mund të ulen në tavolinë për të finalizuar disa shkëmbime. 

Kryeqyteti mbetet epiqendra e merkatos sepse edhe Lazio hidhet fuqishëm në sulm për mesfushorin e Sao Paulos, Casemiro. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv Igli Tare i ka ofruar klubit brazilian 6 mln Euro për blerjen e kartonit të tij. Ndërkohë, ujërat po rrjedhin më ngadalë në kampin e Interit ku shumë shpejt mund të zyrtarizohet transferimi i Ezequiel Schelotto nga Atalanta sepse procedurat mund të përshpejtohen me largimin e Livajas për te klubi bergamask. 

Një tjetër emër me peshë në listën e Morattit është edhe Ramirez që mund të rikthehet në Itali pas aventurës së dështuar te Southampton

Lajme të ngjashme

Back to top button