Apple të krijojë një iPhone të lirë

Applë është duke u munduar të vendos nëse ia vlen ta prodhojë një model më të lirë të iPhone, për ti rritur shitjet në vendet me ekonomi më pak të zhvilluara, si dhe të ri-marrë pjesë të tregut të cilat i ka humbur nga telefonat më të lirë të cilët bazohen në sistemin operativ Android, thuhet sipas një raporti të publikuar në Associated Press dhe mediat tjera botërore.

Edhe Wall Street Journal më herët kishte spekuluar se Apple mund të ulte çmimin e iPhone, duke e pajisur modelin e lirë të iPhone me një mbështjellës i cili kushton më pak se alumini me të cilin i ka mbuluar modelet ekzistuese.

Modeli më i lirë i iPhone mund të prezantohet gjatë këtij viti, apo ky projekt mund të shtyhet sikurse ka ndodhur edhe më herët, kur Apple lansimin e një modeli të lirë e ka ruajtur vetëm si ide.

Deri më tani, Apple ka ruajtur strategjinë e saj të lansimit të vetëm një modeli të ri të iPhone, ndërsa versionet paraprake i ka liruar për ti hequr nga stoku.

Siç dihet, Android ka arritur të marrë 75 për qind të dërgesave të telefonave të mençur, nga 58 për qind sa kishte vitin e kaluar, ndërsa Apple është rritur nga 14 në 15 për qind të dërgesave, në nivel global

Lajme të ngjashme

Back to top button