Ramos në prag të dënimit !

Komisioni i disiplinës në Spanjë do të dalë me një vendim përsa i përket mbrojtësit Sergio Ramos. Futbollisti i Realit Madrid rrezikon të pezullohet 5-javë, për shkak se ka ofenduar gjyqtarin e takimit Ayza Gomez ndërsa ky i fundit ka marë kartonin e kuq. 

Sipas rregullores ai rrezikon pezullimin 4 javor për shkak të masës disiplinore dhe një javë si masë ndëshkimore për kartonin e kuq të marë. Sipas gazetës spanjolle AS, gjyqtari kryesor i takimit, Ayza Gomez nga kolegji valencian ka shkruajtur gjithcka në raportin e tij, dhe në bazë të nenit 94 te kodit të Disiplinës në federatën spanjolle të futbollit, ndëshkimi për ofendim ndaj gjyqtarëve apo zyrtarëve të ndeshjes është me pezullim për katër takime. Kjo është një goditje e rëndë për realin e madridit, që nuk ka në dispozicion për një muaj edhe mbrojtësin Pepe, për arsye dëmtimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button