Shkëndija fillon pregatitjet për gjysmësezonin e dytë

Klubi futbollistik i Shkëndisë së Tetovës këtë fundjavë do të fillojë pregatitjet për gjysmësezonin e dytë në LPFM. Lajmin eka bërë të dituar trajneri i klubit tetovar Artim Shaqiri, i cili theksoi se ditën e shtunë është paralajmëruar stërvitja e parë dhe grumbullimi i lojtarëve.

“Të shtunën e kemi takimin e parë me futbollistët, planifikojmë që fazën pergatitore ta zhvillojmë në dy faza. Faza e parë do të zhvillohet në Tetovë, ndërsa në mesin e muajit shkurt kemi paraparë të udhtojmë drejtë Antalyas  ku do ta zhvillojmë fazën e dyte para fillimit të stinorit të dytë. Në Turqi kemi planifikuar të luajmë pesë ndeshje kontrolluese qe vlersoj se do të na ndihmojnë në kordinimin e ekipit dhe pregatitjen sa më të mire për gjysmësezonin e dytë” tha Shaqiri për Portalb.

Kujtojmë se nga Shkëndia këto ditë u largua mesfushori shkupjan Nderim Nexhipi, i cili kaloi në radhët e skiadrës hungareze Debrecen, ndërsa siç pohojnë nga klubi tetovar të gjithë futbollistët e tjerë janë në dispozicion të trajnerit Artim Shaqiri. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button