FRD: Do të jemi në qeverisje

Fryma e Re Demokratike zhvilloi mbledhjen e kryesisë, ku përveç analizës per vitin që shkoi kjo forcë politike ka analizuar edhe organizimin për 2013.

Partia e drejtuar nga Bamir Topi ka shmangur qendrimet për aleancat zgjedhore, por garantoi se do te jete forcë në qeverisje pas 23 qershorit, njofton “Top-Channel”. 

“Jemi të sigurtë se me këtë organizim të deritanishëm, me programin elektoral, që ne do të paraqesim para qytetarëve shqiptarë, zgjedhjet e vitit 2013 do të sjellin një ndryshim, një frymë të re në krejt skenën politike shqiptare dhe do të mundësojnë që FRD pas atyre zgjedhjeve të jetë një forcë qeverisëse dhe një forcë, e cila do të ketë ndikimin e saj në vendimmarrjen e saj në vendime të rëndësishme politike”, tha Topi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button