Fink, kërkon Xhakën te Hamburgu

Skuadra gjermane e Hamburgut, ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar që luan me Borusia Monchegladbach, Granit Xhaka, njofton faqja zvicerane sportive, “fussball.ch”.

Granit Xhaka i cili në ndeshjet e fundit të vjeshtës është anashkaluar nga trajneri i B.Monchegladbach-ut, duke qëndruar më shumë në bankën reserve se sa në fushën e lojës, tashmë siç duket do të ndërrojë ambient, raporton “fussball.ch”.

Hamburgu drejtohet nga Thorsten Fink që ishte trajner i Xhakës te skuadra e Baselit.

Skuadra e  Xhakës të mërkurën në miqësoren e luajtur në Dubai ku ekipet zhvillojnë fazën përgatitore,  barazoi 2:2 pikërisht me Hamburgun. Shqiptari që luan për Zvicrën, në këtë takim luajti gjatë gjithë pjesës së parë të ndeshjes. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button