Arsyet pse të përdorni prezervativë

Mund të jetë disi i pakëndshëm, por seksi i sigurt duke përdorur si mbrojtës prezervativin, mbetet ende mënyra më e zgjuar për të bërë dashuri. Ja arsyet:

1) Për kontracepsion 

Prezervativi shërben për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara, ju e dini. Por për fat të keq, ai ende nuk përdoret siç duhet. Pasi shumë njerëz harrojnë të respektojnë datën e caktuar, ose duke e lënë në diell, portofol, ose në vende të tjera të nxehta, duke bërë që ai ta humbë efikasitetin e tij. Ka nga ata madje, që nuk e dinë se duhet të përdoret vetëm një herë …

2) Kundër SIDA-s

Për të parandaluar virusin HIV, ka vetëm dy alternativa: Ose mos shkoni me askënd, ose përdorni prezervativin.

3) Kundër sëmundjeve seksuale

Përmendim këtu se sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë SIDA, konorrea, sifilizi, klamidia etj. Dhe prezervativi është një armë e shkëlqyer për parandalimin e tyre.

4) Ndihmon ejakulimin e parakohshem

Tek të rinjtë kjo nuk është një sëmundje, por vetëm një çështje e papërvojë ose emocionale. Edhe në këtë rast, prezervativi ndihmon, si nga ajo mekanike, edhe psikologjike.

5) I ndihmon për t’u zhbllokuar

Sidomos kur ajo është eksperienca e parë, pasi gjithmonë meshkujt mund të jenë pak në siklet dhe t’u krijohen bllokime psikologjike në raportin e tyre seksual.

6) Ai ndihet më i sigurt 

Në qoftë se partneri juaj e sheh paksa me frikë, kontaktin tuaj seksual, prezervativi, e bën atë që të ndihet më i sigurt, madje edhe më potent.

7) Nuk ka kufi moshe

Prezervativi mund të përdoret në çdo moshë, pa asnjë kufizim. Ai vlen edhe për ata që bëjnë seks kohë pas kohe, por është ideal edhe për gratë që nuk marrin pilulën.

8) Është i lehtë për t’u blerë

Jeni i zënë ngushtë për ta blerë në farmaci? Ka shumë vende ku mund t’i blini ato, si psh. në super-markete të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button