Maqedonia në vendin e 43-të në tabelën e ekonomive më të dobëta në botë

Me 68.2 pikë të indeksit, Maqedonia gjendet në vendin e 43-të në tabelën e ekonomive më të lira në botë. Në rezultatet e hulumtimit vjetor që bëri fondacioni “Heritig” dhe gazeta “Wol streat zurnal” janë përfshirë gjithsej 177 vende.

Nga vendet e rajonit Bullgaria është në vendin 60-të me 65 pikë të indeksit, e fundit në grupin, ekonomitë e të cilëve janë vlerësuar si “mesatarisht të lira”.

Shqipëria është në vendin e 58-të me 65.2 pikë, Rumania në vendin e 59-të me 65-1 pikë, Serbia në vendin e 94-të me 58.3 pikë të indeksit. Bosnja e Hercegovina është në vendin 103-të me 57.3 pikë të indeksit.

Hon Kongu. 19 vite me radhë shpallet si ekonomia më e lirë në botë. Sipas “indeksit për ekonomi të lirë{, Honk Kongu fitoi 89.3 pikë të indeksit prej 100 të mundshmëve. Kolonia e dikurshme britanike, e cila pas kalimit nën jurisdiksionin nën formulën “një vend – dy sisteme”, mbajti kushte shumë të përshtatshme për bërje të biznesit.

Në vendin e dytë në rangimin me 88 pikë është Singapori. Mes pesë liderëve që kanë mbi 80 pikë janë po ashtu Australia, Zelanda e Re dhe Zvicëra. Vijojnë Kanadaja, Kili, Mauricius, Danimarka dhe SHBA-të.

Kina kontinentale është në vendin 136-të, ndërsa Rusia në vendin e 139-të prej gjithsej 177 vendeve të përfshirë me hulumtimin.

Në tre vendet e fundit bëjnë pjesë Ekuadori, Argjentina dhe Ukraina.

Rejtingu përcaktohet në bazë të vlerësimeve të dhjetë kategorive themelore, që marrin parasysh shkallën e ekonomisë dhe lirinë tregtare, të qenurit të hapur për investime, përzierja e shtetit në ekonomi, si dhe faktori i korrupsionit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button