Lezhë, ekzekutohet brenda në lokal një 25-vjeçar

Një 25-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës në një lokal në autostradën Lezhë-Laç.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë kryqëzimit të Shën Kollit ku 25-vjeçari Martin Shtjefni është qëlluar për vdekje në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se i riu është qëlluar me armë brenda në lokal nga persona ende të paidentifikuar të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button