Thaçi: Synim, ngritja e mirëqenies së qytetarëve

Kreu i ekzekutivit të Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi të mërkurën se pesë vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës do të na gjejë në një shkallë më të lartë të zhvillimit të shtetit.
Thaçi këto komente i bëri në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të parën për këtë vit, në të cilën u miratua një projektligj, një Rregullore dhe një dokument strategjik dhe programor.

Kryeministri para kabinetit qeveritar ka shpalosur prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që për vitin 2013 tha se janë zhvillimi ekonomik, qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, zhvillimi i resurseve njerëzore dhe rritja e mirëqenies sociale.

“Viti 2013 është viti ku do të shënojmë pesë vjetorin e pavarësisë, dhe viti në të cilin do të bëjmë Kosovën edhe më të fuqishme, viti në të cilin shteti i Kosovës do të shënojë progres substancial në rrugën e integrimeve në BE dhe në NATO”, tha Thaçi.

Sipas tij, për vitin 2013, Qeveria e Republikës së Kosovës ka identifikuar prioritetet e saj që synim final kanë ngritjen e mirëqenies shoqërore dhe materiale të qytetarëve përmes rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button