Paratë që i ktheu pushteti, sërish i mori nga bankat dhe fondet pensionale

Shteti e filloi vitin me huamarrje të re në tregun vendor prej 132 milionë euro. Ministria e Financave dje në disa ankande lëshoi letra me vlerë pesmujore dhe gjashtëmujore.

Një pjesë e parave, gjithsej 87 milionë euro, do të shpenzohen për mbulimin e detyrimeve, ndërsa 45 milionë eurot e tjera derdhen në buxhetin e shtetit.

Sipas ministrit të Financave, Zoran Stavrevski, në këto ankande kanë marrë pjesë edhe fondet pensionale, të cilat dje sërish i regjistruan paratrë që shteti ua pagoi nga euro-obligacioni.
Në kalendarin e shpallur nga Ministria e Financave është planifikuar organizimi i ankandeve thuajse çdo javë, që do të thotë edhe sivjet Qeveria edhe përkundër kërkesës së biznesmenëve për zvogëlimin e ritmit të huamarrjes do të vazhdojë me huamarrjet dhe mbulimin e deficitit buxhetor.
Biznesmenët vazhdimisht kërkojnë që shteti të lirojë më shumë para tek bankat për kreditimin e bizneseve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button