Liga futbollistike e Maqedonisë e 64-ta në botë

Instituti ndërkombëtar  për histori dhe statistikë në futboll, ka radhitur ligën futbollistike të Maqedonisë në vëndin e 64-ët për vitin 2012.

Për dallim nga viti i kaluar, LPFM ka rënë edhe për 10 vende, gjë kjo që dëshmon për nivelin e ulët të futbollit në vendin tonë.

Rangimi në këtë konkurencë bëhet në bazë të rezultateve në arenën ndërkombëtare te ekipeve nga Maqedonia, ku Vardari, Shkëndija dhe Renova u eleminuan shumë shpejtë nga këto gara.

Sipas listës së shpallur nga ky institut, në vend të parë radhitet Primera Divizioni spanjoll, ndërsa pas saj Liga e parë braziliane. Në vend të tretë gjendet Bundesliga gjermane e ndjekur nga Premier Liga dhe Seria A.

Lajme të ngjashme

Back to top button