Ne ishim gjithmonë aty

Aty ku kishte njerëz qe jetonin edhe pa frymë,pa oksigjen,
ku kishte njerëz që nganjëher u mungonte durimi,
dashuria nganjeher apo shumë herë edhe toleranca.
Kur ndonje njeri me aq urrejtje ne zemer na ngulfaste me vetë duart e tij…
Mesova aq shum saqe ne moshen qe kam sdua të mësoj më,
ngase më mjafton aq sa dij,ngase s’dua te dij më 
sepse me zihet fryma per disa gjera qe dij
”Gjëra që pushkatojn pa armë”…
Duke Jetuar Në Një jetë me friken qe ndoshta neser edhe vdes..
A ështe ky mjerim që na ka kapluar apo dëshir per te vdekur..

Pyesim shpesh veten se a ka fëmijë qe frikohen ti flasin 2 fjalë ”SHQIPE”
e jo gjuhen e huaj ”ME ZOR”…
A ka fëmijë sot qe s’mbeshtetin kokat rehat ne jastëkat e tyre…
Pse njerezit nuk ishin njësoj…
Pse gjithë ishin kokë e mendje ndryshe…
Pse Bota ishte dyshe?
Pse po na shikojn drejt në bebëzën e syrit e po na pushkatojn me dorë armiqsore…
Pse???
Pse kur dreqnillëku mbizotron ato njerëz,ata gjejnë te parën PRESHEVEN time
dhe mundohen ta vrasin atë…Pse???
Pse kërkoj këtë përgjigje dhe s’po mundem ta gjej askund.Pse??..
Po Na Lëngojnë trupat n’vdekje,por edhe t’vdekur jemi shumë në këtë botë…
Pse???
A thua keni menduar Ndonjeher se Zoti është ai qe sheh,mendon,vonon por kurrë nuk harron..

Le të mundohen të më vrasin me plumba,me pushka t’ndryshme
por le ta din se disa njerëzve nuk mund t’ua shkruash fatin ngase ate e shkruan vetëm ZOTI…
Ngase atë që na jep Zoti nuk mundet të na marr askush,ngase do ta ruaj deri frymen e fundit…
”Morët nje lapidar por nuk do mundemi ta merrni edhe PRESHEVEN 
sepse Ne Shqiptaret kemi zemer si ata para nesh qe luftuan, 
ne te luftojm pas tyre por jo ne mënyren e juaj…
Ishim Jemi dhe Do Vazhdojm të mbesim…
Edhe atëherë kur qdo gjë do të fillojë të errësohet,kur edhe puna më do jet turp
kur njerëzit do enden rrugëve boshe…
Ne do jemi aty që bashk me gjithë popullin tonë
t’ju  dalim përballë atyre që më vjen turp t’ua përmend emrat…
E kam fjalën për një popull të verbër,që mendojnë se e gjithë bota është e tyre…
A nuk është mëkat i madh që fluturat  përpëliten në trupat e tyre,
e kur ndëgjohen vriten papritmas.
Po egzistojmë në një botë ku interesi është baza e gjithqkaje,dhe mëkatet janë bërë hobi… 
Botën është duke e okupuar imperializmi,dhe fashizmi po kthehet përsëri kurse njerëzit
i kan mbyllur sytë…

Lajme të ngjashme

Back to top button