Vaji që përdoret më shumë se një herë, shkakton…

Nga përdorimi më shumë se njëherë i vajit formohen disa substanca që lidhen me sëmundjet nervore dhe disa lloje të kancerit.

Vaji i përdorur për skuqje mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe helmues në disa mënyra. Që në skuqjen e parë, ai lëshon në ambient disa substanca të quajtura aldehide, të cilat mund të thithen nga ajri. Por një studim i fundit tregon se, ekziston mundësia që këto substanca të mbeten edhe në vaj dhe të përthithen nga trupi i njeriut bashkë me ushqimin

Kujtojmë që aldehidet janë përcaktuar nga shkencëtarët si substanca që lidhen me sëmundjet si Alzheimer, Parkinson dhe disa lloje të kancerit.

Lajme të ngjashme

Back to top button