FFM zgjodhi gjashtë seleksionuesit për moshat e reja, vetëm një shqiptar

Federata e futbollit të Maqedonisë ka zgjedhur seleksionuesit e kombëtares së Maqedonisë për moshat U13, U15 U16, U17, U18 dhe U19.

Nga gjashtë emrat e zgjedhur për të drejtuar kombëtaren e Maqedonisë në futboll, vetëm një është shqiptar.

Selseksionues i gjeneratës U13 është zgjedhur Nikolla Avramovski, U15 Gajur Rexhep, U16 Bobi Stojkoski, U17 Jeton Nesimi, U18 Mario Vujoviç dhe U19 Alekso Macov.

Ashtu siç u paralajmërua seleksionues i kombëtares U21 të Maqedonisl do vazhdojë të jetë Boban Babunski.

Kujtojmë se ofertën e FFM-së ditë më parë e refuzoi trajneri shqiptar Gajur Sadiku i cili nuk pranoi të bëhet seleksionues i gjeneratave të reja duke pretenduar që shqiptarët duhet të drejtojnë një nga moshat U19 ose U21. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button