JEMI NJË!

U rritëm në gjëmbat e robërisë, por gjithnjë lulëzuam me dinjitetin dhe moralin tonë. Erdhën si barbarë, por asnjëherë nuk na shuan, sjelljet e tyre vetëm se shtuan këmbë nguljen tonë.

Në kohë të vështira lindin njerëz të mëdhenj, e gjatë luftës për mbrojtjen e trojeve shqiptare lindën shumë trima e trime të tilla, por që ranë dëshmorë për të vërtetuar thënien se shqipet vdesin aty ku lindën. Duart që japin, janë më të shenjta se gojat që luten.

Andaj në shenjë respekti, për ato ndërtuam një lapidarë në zemër të qytetit për të ju përkujtuar gjithmonë. Zbukuronte Preshevën megjithse ishte gjëja më e vogël që krijuam për ta. Mirëpo, si gjithnjë tinzakët veprojnë në heshtjen e mëngjesit.

Të tillë ishin edhe në rastin e fundit. Shumë protesta, e pakënaqësi pash atë ditë në sytë e shqiptarve, përmes rrjeteve sociale. Shihja këtë pejsazh dhe venitesha. Prisja që edhe kryeqendra e Dardanisë, Shkupi të shfaqte reagimin e saj, njëherit për të dëshmuar se JEMI NJË. Por solidariteti i qytetit tim dalloi nga të tjerët.

Gjatë vizitës së serbit Da?iq, siguria në rrugët e Shkupit u dyfishua nga xhandarët. Por kjo nuk pengoi shqiptarët e Shkupit ta befasonin atë. Diadem i rinisë shqiptare, dhe shembull i ?do të riu shqiptarë është Omer Bunjaku, njëherit udhëheqës i grupit ”Shvercerat Shkup”. Ai së bashku me luanët e Shkupit dëshmuan se ?doherë që do të preken trojet ku frymohet shqip ato do të jenë gati për ta mbrojtur. Së pari u shfaq flamuri gjigand, krenaria e ?dokujt që ndien vehten shqiptarë. E pastaj heronjt duke filluar nga Skenderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari. Që të tre heronj që lan gjurmë të thella në histori. Kjo padyshim nuk i ka pëlqyer sërbëve, por mua edhe njëherë Shkupi më bën të jem krenar!!!/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button